Politike

"Shpikni vaksinën kundër mospërfilljes së pacientëve!" Inaugurimi i spitali ditor brenda QSUT, Rama sjell në vëmendje skandalin e Onkologjikut: Pak individë shkatërrojnë imazhin e të gjithëve

Gjithashtu ai ka shtuar se mund të flasë dhe si pacient dhe mund të vijë prapë për një tjetër ndërhyrje.

29 Gusht 2024, 15:11 Nga M.B
"Shpikni vaksinën kundër mospërfilljes së
Foto nga inagurimi

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjatë fjalës së tij para stafit të spitalit, Rama solli në vëmendje skandalin e Onkologjikut teksa iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se nëse do të shpiknin një vaksinë kundër mospërfilljes së pacientëve do ishte shumë mirë. Rama tha se pjesa dërrmuese e mjekëve janë "super" dhe bëjnë shërbim, por sipas tij mjaftojnë pak individë për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët. Gjithashtu ai ka shtuar se mund të flasë dhe si pacient dhe mund të vijë prapë për një tjetër ndërhyrje.

"Nëse do të na shpiknit dhe një vaksinë kundër mospërfilljes së pacientëve do ishte shumë mirë. Për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda më shumë se sa një njeri që thjeshtë mund të vij në spital ose mund të vijë në spital. E di shumë mirë që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super edhe bëjnë shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë të pavaksinuar me normat e edukatës dhe të etikës në punë për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët që po bëjmë që nuk ka koment.

Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një inguinale që… i kam mësuar dhe emrin se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij.

U them të gjithë atyre që ndodh të më shkruajnë mesazhe, shkoni në spitalin publik sepse aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë e paparë. Ata që se besojnë thonë propagandë e Rilindjes. Si piktor, them se jeni në formë. Uroj mos të gaboj. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recete", tha Rama ndër të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll