Politike

Revoltë kundër ‘Rilindjes’/ Balliu: Rama e Veliaj pazare me SPAK për të mos u hetuar!

Sipas Balliut, Rilindja e Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria

29 Gusht 2024, 12:19 Nga I.A
Revoltë kundër ‘Rilindjes’/ Balliu: Rama e Veliaj pazare
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën e Veliajn, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. Sipas Balliut, Rilindja e Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

"Drejtesia duhet të funksionojë me integritet. SHBA i kërkuam të bëntë drejtësi duke luftuar korrupsionin me integritet. Nuk luftohet me pazar, është pseudo luftë ndaj korrupsionit, të këtij hajduti nga SPAK me pazar. Merr paratë Veliaj e firmos, arrestohet dikush që s’ka bërë asgjë. Gjen një drejtor të Veliajt, pas mbushjes së xhepave të tij dhe SPAK e arreston.

Veliaj, Balluku, Rama, Xhaçka kanë ditë që ju vjedhin. Paratë shkojnë nga xhepi juaj të i atyre. SPAK mban në pushtet Ramën, duke sulmuar opoizitën dhe liderin e saj. Çfarë lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve, apo merret me përmirësimin e mbushjes së xhepave ? 9 milion m2 ndërtim, 1/5 banorë është 65 vjeç, për faj të pushtetit të Ramës. Rinia largohet, s’ka shkolla se ikin njerëzit, ka aktivitet kriminal në vendin tonë. Veëm vrasje në media, nga mafia dhe narkotrafiku që sollën e mbështetën. Kështu doli e tha edhe Balluku, fajësoi mediat dhe qytetarët.

Rilindaj është përgjegjëse për gjendjen e vendit, largimin e njerëzve, 80 mijë euro në ditë për incineratorë që s’ekzistojnë. Janë armiq të Shqipërisë, t’i trajtojmë si armiq të vendit, kombit e familjes. Për ata që këkrojnë të bëjnë presion ndaj qytetarëve dhe ato që protestojnë, e kanë të garantuar që do dështojnë ndaj sulmve të opozitës. Çdo kabinet duhet të ndryshojë, Rama mbi të gjitha të largohet, kryenarkoshtetoi. Rruga është ndryshimi, përmes revoltës e protestës," tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll