Politike

Kodi i ri Zgjedhor “shkon” në Kushtetuese, Dashamir Shehi depoziton padinë: Deputetët duhet të vendosen nga qytetarët

Në padinë e Shehut specifikohet se deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo partitë, ndërsa ka kërkuar lista të hapura.

29 Gusht 2024, 11:55 Nga I.A
Kodi i ri Zgjedhor “shkon” në Kushtetuese, Dashamir Shehi
Rezart Kthupi

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në seancën e Kuvendit më 26 korrik. Kodi i ri u miratua me votat e Partisë Socialiste dhe ato të deputetëve të PD, dhe u ndryshua formula e listave për deputetë. Në padinë e Shehut specifikohet se deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo partitë, ndërsa ka kërkuar lista të hapura.

Avokati Rezart Kthupi tha para mediave se e ka dorëzuar padinë në emër të partisë së Shehit, pasi partitë e vogla opozitare kanë mendime të ndryshme juridike dhe vendosën që paditë t’i bëjnë të veçanta.

“Dorëzova kërkesë-padinë që kishte për objekt shfuqizimin e asaj pjese të kodit zgjedhor që cenonte atë që ishte diskursi më i madh politik, ai i listave të hapura. I kemi kërkuar Gjykatës shfuqizimin e asaj pjese që mbyll përfundimisht listat në versionin më të keq në krahasim me vitin 2021 dhe të shqyrtojë çështjen proceduriale sesi është miratuar ky ligj. Në gjykimin tonë çështja e listave të hapura janë momenti kyç që mund të sjellë ndryshim e demokratizim të partive politike dhe interesi i qytetarëve”, tha Kthupi.

dashamir shehu rezart kthupi

Sondazh

Poll