Sport

FOTO+VD/ Tirana thyen ‘mallkimin’ e derbit, pas 6 vitesh triumfon kundër Partizanit

13 Dhjetor 2019, 17:51 Nga DOSJA

TIRANË- Derbi këtë herë u vesh bardheblu, po me këto ngjyra u vesh dhe qyteti i Tiranës. Pas 6 vitesh pa fitore më në fund Tirana ka arritur që të triumfoj kundër ‘armiqëve’ të Partizanit. Kjo fitore në derbn e 155-të vlen dyfish për bardheblutë, pasi do të bëhenjesë e historisë si skuadra e parë që fiton në “Air Albania”.

Me këtë triumf duket se Tirana do të lë krizën pas dhe mund të konkurrojë sërish për titullin kampion që po përkohet me ngulm tek drejtuesit e klubit. Një 90 minutësh i lujatur dhe një fitore e merituar për Tiranën, pasi krijoi raste dhe kërkoi golin që në munutat e para.

Goli i Bathës dhe Kobinës i dhuruan fitoren skuadrës së Emanuel Egbo, i cili debutoi më së miri në stolin e bardhebluve. Ndërkohë partiznai u duk i pafuqishëm kundër armatës së Egbosë, i cili kishte hedhur në fushë më të mirë.

Golin e vetëm për Partizanin e realizoi Jurgen Bardhi. Ndeshja u shoqërua dhe me tensione pasi Lorenc Trashi në pjesën e dytë u përplas me Ngonë. Tifozët në shkallët e stadiumit dhuruan spektakël, si me pankastar por dhe me sjelljen e tyre.

Në fillim të ndeshjes shpalosën dhe banderolat e tyre të dy tifo grupet, ku ishin një homazh për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

 

 

 

KOMENTI LIVE

95’ Përfundon ndeshja, fiton Tirana.

90′ Shënon mesfushori Kobina. Tirana në avantazh.

83′ E pabesueshme çfarë humbet Bardhi në afërsi të vijës fatale. Pas harkimit të Bitrit, sulmuesi ka bërë më të vështirën duke e nxjerrë topin me kokë jashtë kuadratit!

80′ Ndëshkohet edhe Melo me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës.

76′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet nga fusha Hyseni, vendin e tij e zë Esin Hakaj.

67′ Egbo largon nga fusha Halilin vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që te Partizani largohet Idrizaj, në lojë sulmuesi Braun.

58′ Majkëll Ngo përplaset me Lorenc Trashin, ndëshkon me karton të verdhë

57′ Romero ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

55′ Hyseni lëshon një gjuajtje drejt portës, por ndalet nga gardiani bardheblu.

46′ Partizani kryen zëvendësimin e parë, largohet Solomon, në fushë Çinari.

47’ Mbyllet pjesa e parë

46′ Tjetër mundësi goli për Partizanin.

43′ Romero provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës. Partizani pranë golit të dytë.

38′ Trashi harkon një top të rrezikshë nga goditja e dënimit, por kontrollon gjithçka Ilion Lika.

37′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë , ndërhunë keq ndaj Bardhit.

31′ Pranë golit të dytë Partizani me Melon, provon me një gjuajtje drejt portës.

25′ Tirana zotëron fushën, Partizani në minuta të vështira.

21′ Partizani gjuan goditjen e parë nga këndi.

16′ Hoxhallari provon me një gjuajtje nga distanca, Alban Hoxha i vëmendshëm.

11′ Bardhi barazon ndeshjen, Partizani rikthehet sërish në lojë

7′ Batha zhbllokon sfidën, Tirana në avantazh

3′ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë, ndërhynë keq ndaj Hoxhallarit

1′ Nis derbi mes brohorimave të tifozëve

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani air albania stadium derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll