Politike

“Belindën e detyrova me zor të flinte, Xhaçka pasi lindi ngeli rrugëve”, Rama tregon sakrificën e ministreve teksa vizi

13 Dhjetor 2019, 16:57 Nga DOSJA
“Belindën e detyrova me zor të flinte, Xhaçka pasi lindi

TIRANË– Gjatë vizitës së tij në banesën e re të Aleks Çupit, të vetmit të mbijetuar nga kjo familje që banonte në Thumanë, kryeministri Edi Rama tha se kishte detyruar ministren Belinda Balluku që të ikte në shtëpi të flinte, pasi bënte vetëm dy orë gjumë në makinë, ndërsa tregoi dhe për sakrificën e ministres Olta Xhaçka, e cila pak ditë më parë kishte lindur.

“Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë e ngrohen nëpër shtëpia.Atë Belindën e detyrova unë me zor, me zor me shku në shpi me fjet, se ka fjet në makinë. Ajo tjetra sa ka lind fëmijën, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lind fëmijën dhe rrugëve. Nuk po flas për heroizma, por të gjithë kanë bërë maksimumin. Shihni Ogertën si është bërë”, u shpreh Rama.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama pas ditë më parë mori pjesë edhe në konferencën e donatorëve myslimanë në Turqi, ku kërkoi ndihma për këtë tragjedi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleks cupi edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 aleks cupi edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll