Sport

Bylisi surprizon Dinamon në fushën e tij duke i marrë 3-pikëshin!

Duhet thënë se Bylisi e dominoi sfidën duke krijuar më shumë raste dhe tashmë marrin 3 pikët e para.

26 Gusht 2024, 23:54 Nga DOSJA
Bylisi surprizon Dinamon në fushën e tij duke i marrë

BALLSH - Bylis mposhti Dinamon në një ndeshje dramatike të vlefshme për javën e 2-të të Superiores. Ballshiotët arritën të fitojnë falë një goli të Brunos të shënuar në minutën e 100-të i cili i dha fitoren skuadrës së tij.

Më herët Dinamo pati shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Dejvi Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithashtu bluve iu janë anuluar edhe dy gola për shkak të pozicionit jashtë loje.

Duhet thënë se Bylisi e dominoi sfidën duke krijuar më shumë raste dhe tashmë marrin 3 pikët e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll