Sport

Gruaja e nxjerr në mes të rrugës lojtarin e Premier League dhe të “Tre Luanëve”, pasi e kapi atë duke e tradhëtuar...

Ajo ishte me pushime me fëmijët e tij, kur zbuloi se bashkëshorti po e tradhtonte

26 Gusht 2024, 16:00 Nga DOSJA

Gruaja e nxjerr në mes të rrugës lojtarin e Premier League dhe

ANGLI - Një futbollist më i mirë i Premier League, pjesë e kombëtares së “Tre Luanëve”, emri i të cilit ende nuk është identifikuar, u la nga gruaja e tij, pasi ajo e kapi atë, përmes kamerës video vëzhguese, duke marrë një grua në shtëpinë e familjes, raporton Daily Mail.

Gruaja e lojtarit ka qenë me pushime me fëmijët e saj, kur ka marrë një foto, nga një grua e panjohur në rrjetin social Instagram, ku bashkëshorti i saj shfaqet në shtrat me një grua tjetër me përshkrimin “Kam fjetur me burrin tënd”.

Gruaja telefonoi menjëherë bashkëshortin e saj, i cili e siguroi se fotografia ishte false, por ajo nuk e besoi. Duke u kthyer në shtëpi, ajo ka kontrolluar pamjet nga kamera e videokontrollit, ku ka mundur të shikojë futbollistin duke hyrë në shtëpi me një grua.

Futbollisti, emrin e të cilit nuk e zbulon Daily Mail, ka marrë pjesë në Euro 2024. Sipas të njëjtës media, e cila citon një burim të afërt me çiftin, "të gjithë në Gjermani e dinë se çfarë ka ndodhur".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll