Sport

Si i refuzoi 75 milionë euro në tre vjet? Paulo Dybala tregon…

'La Joya' fillimisht e pranoi një propozim nga Arabia Saudite dhe u tha lamtumirë shokëve të tij të Romës, por më vonë u tërhoq…

26 Gusht 2024, 16:30 Nga DOSJA

Si i refuzoi 75 milionë euro në tre vjet? Paulo Dybala tregon…

ITALI - Paulo Dybala ka rrëfyer në një intervistë për 'Sky Sport Italia' se mega propozimi i Al-Qadsiah e bëri atë të rimendojë të ardhmen e tij, por edhe vlera të tjera, përveç 75 milionëve, gjatë tre viteve, të ofruara nga klubi saudit. Këto e bënë atë të vendoste për të qëndruar në Romë.

Madje, sulmuesi argjentinas ka zbrazur dollapin e tij në qendrën stërvitore të verdhekuqve dhe u ka thënë lamtumirën shokëve të skuadrës, por më pas ka ndryshuar mendje, për gëzimin e madh të tifozëve të klubit italian. 

“Të gjithë pyesin për paratë, por unë kam vënë shumë gjëra në tavolinë, si familjen, gruan, qytetin, ekipin, faktin që dua të kthehem në kombëtare... jam 30 vjeç. I moshuar, ndihem mirë, pavarësisht se shoh shumë kritika për dëmtimet e mia, por përpiqem të kujdesem për veten”, ka shpjeguar ‘La Joya’.

Megjithatë, ai pranoi se nuk është e lehtë të refuzohen 75 milionë. "Natyrisht që ju mendoni kur shihni atë shumë parash, por ka shumë gjëra për t'u marrë parasysh dhe kjo është arsyeja pse e mora këtë vendim."

Pati nga ata që thanë se agjenti i lojtarit nuk do ta kishte pëlqyer këtë kthesë, por Dybala e mohoi. "Asgjë nuk ndryshon për agjentin tim. Ata thanë se ai do të humbiste shumë para, por kjo nuk është e vërtetë. Ai thjesht do që unë të jem i kënaqur me zgjedhjen time. Ai nuk është thjesht një biznesmen, ai është një mik."

Për reagimin e klubit saudit... “Nuk e kam idenë, nuk kam folur me ta”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll