Sport

BASTET/ Ai gjeti saktë rezultatet e pesë ndeshjeve në Premier League, por nuk fitoi 1 milion euro... vetëm për një gol

Personi në fjalë, gaboi vetëm në rezultatin e ndeshjes Liverpool-Brentford…

26 Gusht 2024, 15:00 Nga DOSJA

BASTET/ Ai gjeti saktë rezultatet e pesë ndeshjeve në Premier

ANGLI - Ai rrezikoi... dhe nuk fitoi vetëm për një gol. Një lojtar i basteve ishte vetëm një hap larg fitimit të 1 milion £, ekuivalenti me 1.1 milion €, pasi hamendësoi saktë rezultatin e pesë ndeshjeve në Premier League këtë fundjavë, por humbi vetëm për një gol.

Siç shpjegon ‘The Sun’, personi në fjalë ka marrë me mend rezultatet e Manchester City-Ipswich (4-1), Tottenham-Everton (4-0), Crystal Palace-West Ham (0-2), Aston Villa-Arsenal (0-2), Bournemouth-Newcastle (1-1).

Ai humbi mundësinë për t'u bërë milioner nga ndeshja Liverpool-Brentford, për të cilën ai kishte vënë bast 3-0, ndërkohë që Reds arritën ta gjenin portën e kundërshtarit vetëm në dy raste dhe fituan 2-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll