Sport

Një serb në krye të Partizanit për vazhdimin e sezonit!

Klubi i fundit ku Veselinoviç ka punuar është Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

26 Gusht 2024, 18:30 Nga DOSJA
Një serb në krye të Partizanit për vazhdimin e sezonit!

TIRANE - Aleksandar Veselinoviç është trajneri i ri i Partizanit. Të kuqtë ia kanë besuar stolin serbit 54-vjeçar. Klubi i fundit ku Veselinoviç ka punuar është Al Dafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e ka nisur karrierën si trajner në vitin 2014 me lituanezët e Suduvës dhe më pas ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. 

Veselinoviç do të zërë vendin e Orges Shehit që u largua në mënyrë konsensuale disa javë më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve që pati me klubin në lidhje me merkaton dhe mënyrën se si duhej ndërtuar Partizani i sezonit të ri.

Trajneri i ri i “demave të kuq” pritet të debutojë në stol më 31 gusht në ndeshjen kundër Teutës. Objektivi i skuadrës kryeqytetase mbetet titulli kampion.

Veselinoviç është trajneri i shtatë i huaj në dekadën e fundit pas Sampaios, Iulianos, Sormanit, Lerdës, Agostinelit dhe Kolelës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll