Sport

Klopp tregon se cili lojtar i Liverpoolit e lë ende pa fjalë: "Është i mahnitshëm...”

Trajneri gjerman nuk e fsheh admirimin e madh për një prej futbollistët që drejtoi gjatë kohës së tij me Reds.

26 Gusht 2024, 15:30 Nga DOSJA

Klopp tregon se cili lojtar i Liverpoolit e lë ende pa fjalë:

ANGLI - Jürgen Klopp zbuloi në një prononcim për 'ESPN' se cili lojtar i Liverpoolit e lë ende pa fjalë, edhe pasi e kishte drejtuar në ekipin Reds që nga viti 2016.

"Këmba e djathtë e Trent Alexander-Arnold është e mahnitshme, vërtet e mahnitshme. Më pëlqen shumë të shikoj video të momenteve më të mira të një lojtari. Ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak.

Por këto video të Trentit janë surreale, sepse ai nuk ka nevojë as të shënojë gola, thjesht shiko pasimet dhe mendoni si është e mundur? Edhe unë dija të bëja pasime, por jo ashtu”,- vlerësoi trajneri gjerman, para se të kujtonte fillimin e karrierës së mbrojtësit anglez, tashmë 25 vjeç, në ekipin e parë të Reds.

"Më kujtohet se ishte një fëmijë brilant, por nuk ishte i përgatitur fizikisht. Ne duhej ta zëvendësonim pas 60 minutash në çdo ndeshje, por nuk kishte asnjë problem. Ai evoluoi edhe në atë drejtim", përfundoi ai.

Kujtojmë që, aktualisht, Jürgen Klopp është duke u larguar nga futbolli, pasi u largua nga komanda teknike e Liverpool në qershor. Më tej, trajneri tashmë ka garantuar se do të kthehet në aksion në kohën e duhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll