Sport

Elbasani mund Teutën dhe merr fitoren e parë në këtë sezon!

Skuadra verdheblu tashmë është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Teuta ngelet 3 pikë.

26 Gusht 2024, 23:48 Nga DOSJA
Elbasani mund Teutën dhe merr fitoren e parë në këtë

ELBASAN - Elbasani mposhti Teutën me rezultatin e pastër 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Superiores, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Vendasit e trajnerit Bordin ishin superiorë në fushë, duke mos e vënë në diskutim triumfin, përballë një Teute që prodhoi shumë pak për të shkuar te pika.

Supergoli i Dros në pjesën e parë dhe golat e Hilës dhe Arsen Kasës në pjesën e dytë, i dhuruar 3 pikët e parë në këtë sezon skuadrës verdheblu, që tashmë është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Teuta ngelet 3 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll