Sport

Lamtumira e Sven Goran Erikssonit: “Shpresoj të më mbani mend si një djalë pozitiv, që u përpoq të bënte më të mirën”

Mesazhi tronditës i lamtumirës i Sven Goran Eriksson, pak ditë para se të ndahej nga jeta.

26 Gusht 2024, 14:30 Nga DOSJA

Lamtumira e Sven Goran Erikssonit: “Shpresoj të më mbani mend si

ANGLI - Sven Goran Eriksson u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare mesditën e së hënës (26/8), pas një beteje të gjatë me kancerin. 

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë e dinte se po kalonte ditët e fundit të jetës dhe për këtë dërgoi një mesazh tronditës lamtumire, duke bërë një udhëtim imagjinar nëpër eksperiencat dhe jetën e tij:

"Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita që do të vdesim, por jeta është gjithashtu vdekje. Duhet të mësosh ta pranosh ashtu siç është. Shpresojmë që në fund njerëzit të thonë, po, ai ishte një person i mirë, por nuk do ta thonë të gjithë këtë.

Shpresoj të më mbani mend si një djalë pozitiv, që u përpoq të bënte më të mirën. Mos u trishto, vazhdo të buzëqeshësh. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, njerëz, ishte fantastike.

Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. Dhe jetoni. Mirupafshim”, kishte vënë në dukje suedezi, i cili përmbushi ëndrrën e tij të madhe për t'u ulur në stolin e Liverpool-it, në një ndeshje të legjendave të skuadrës me Ajax-in. Eriksson e kishte njohur apoteozën absolute në Anfield, me lot në sy.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll