Aktualitet

DENONCIMI/ Prindër, bëni kujdes nga Big Market dhe Lufra! Po na helmojnë fëmijët!

Llabuti thotë se pasi provoi qumështin, e kuptoi se kishte blerë qumësht të prishur.

26 Gusht 2024, 16:20 Nga S.B
DENONCIMI/ Prindër, bëni kujdes nga Big Market dhe Lufra! Po na
Andi Llabuti

TIRANË- Gazetari Andi Llabuti me një video në Instagram, ka shprehur shqetësimin dhe denoncimin e tij lidhur me një produkt nga kompania “Lufra” të cilin e kishte blerë në “Big Market”. Sipas gazetarit bidoni i qumështit 1.4 litra, skadonte më 29 gusht, dhe se kishte edhe pesë ditë kohë për ta konsumuar.

Llabuti thotë se pasi provoi qumështin, e kuptoi se kishte blerë qumësht të prishur.

“Mu errën sytë komplet. Të erren sytë për fëmijën tënd. Vajza ime është tetë muajsh. Ky qumësht është Lufra, firma më e dështuar dhe që e shesin të degjeneruarit!” shprehet gazetari në video.

Në përfundim gazetari i drejtohet prindërve, duke i kërkuar që para se ti japin fëmijëve produkte për ti konsumuar, ti provojnë ata të parët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andi Llabuti (@andi_llabuti)

andi llabuti big market qumesht denoncim

Sondazh

Poll