Aktualitet

Aksident në Shkodër, përplasen makinat me njëra-tjetrën, 2 persona të lënduar

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë mjekim. 

26 Gusht 2024, 13:49 Nga I.A
Aksident në Shkodër, përplasen makinat me
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Nga aksidenti janë përplasur 2 automjete dhe nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë mjekim. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin K. H., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Ç., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll