Aktualitet

I vuri zjarrin tokës me qëllim pastrimin e saj, flakët dalin jashtë kontrollit, e pëson autori 37-vjeçar në Gjirokastër

Nga përhapja e flakëve u dogjën 2 hektarë tokë me bimësi.

26 Gusht 2024, 14:52 Nga S.B
I vuri zjarrin tokës me qëllim pastrimin e saj, flakët dalin
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Autori i cili ndezi zjarr ditën e djeshme në fshatin Topullaraj është identifikuar. Mësohet se Xh.G 37 vjeç ndezi zjarr në “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës të cilën e kishte marrë me qira.

Nga përhapja e flakëve u dogjën 2 hektarë tokë me bimësi. Për pasojë autori 37-vjeçar u procedua penalisht ditën e sotme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/ Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Topullaraj.

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në fshatin Valare.

37-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster zjarr

Sondazh

Poll