Aktualitet

Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te 'Kurum', sekuestron të gjithë dokumentacionin

Mësohet se dy oficerë gjyqësorë pritet të marrin çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës.

26 Gusht 2024, 13:36 Nga I.A
Mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit zbarkon te 'Kurum',
Kurum

ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. Mësohet se dy oficerë gjyqësorë pritet të marrin çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës.

Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku. Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024. Për momentin prokurorët e ngarkuar me këtë çështje janë duke mbledh materialet e nevojshme për të hedhur më shumë drtië mbi dyshimet për transportin e lëndëve helmuese të prodhurara nga KURUM, transportuar nga Sokolaj shpk dhe që për momentin po lundrojnë në anijet e kompanisë Maersk drejt Shqipërisë.

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

kurum mbetjet toksike

Sondazh

Poll