Aktualitet

Kanosje me armë pneumatike për motive konkurrence tek lumi i Shalës, procedohen penalisht babë e bir

Nga kontrolli në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar arma pneumatike dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

26 Gusht 2024, 13:16 Nga S.B
Kanosje me armë pneumatike për motive konkurrence tek lumi i
foto ilustruese

SHKODËR- Një 58-vjeçar është kërcënuar nga dy persona (babë e bir) për motive konkurrence në lumin e Shalës. Bëhet me dije se 58-vjeçari është kanosur me armë pneumatike, për shkak të konkurrencës në fushën e transportit me varka të turistëve.

Për pasojë janë proceduar K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Nga kontrolli në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar arma pneumatike dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

lumi i shales kanosje konkurrence

Sondazh

Poll