Aktualitet

Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të kompanisë Kurum, autoritet në vendin e ngjarjes

Nga gjetja e këtyre objekteve nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre.

26 Gusht 2024, 15:33 Nga M.B
Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të
Kurum

ELBASAN- Të tjera informacione vijojnë të dalin nga brenda kompanisë turke Kurum ku paraditen e sotme mësohet se në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera. Nga gjetja e këtyre objekteve nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre.

Bëhet me dije se predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Momentalisht nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

kurum

Sondazh

Poll