26 Gusht 2024, 14:50
Nga I.A
Kurum
ELBASAN- Kompania turke Kurum, ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan. Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit, Egliver Laloshi, ka deklaruar se punëmarrësit rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore, por theksoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum, për ndërprerjen e kontratës së punës për 500 punonjës.
“Nga informacionet tona, rezulton se Kurm ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut, pjesërisht repartin e petëzimit, punëmarrësit, që nuk janë të zënë me punë, nga monitorimi që është bërë nga ne rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive”, tha ai.
Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, sindikatat, nuk kanë marrë asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup pune në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën.
“Theksojmë faktin, që zyrtarisht, as nga subjekti as nga grupet e interesit, sindikata, punëmarrës, nuk kemi asnjë indicie, megjithatë inspektorati u punës, për të qenë koherent për situatën po ndodh ka ngritur një grup punë që do jetë në ambientet e punë së Kurum dhe do të nxjerri rezultate më të detajuar. Aktualisht subjekti është aktiv në QKB, nuk ka bërë pezullim të aktivitetit, apo kërkesë për mbyllje të aktivitetit. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive. Inspektorati ka ngritur një grup punë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonalë, për të qenë prezent dhe për të kuptuar problematikën dhe situatën që po ndodh”, u shpreh Laloshi.
Dokumenti
Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare. Sa i përket repartit të petëzimit, thuhet se ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit.
egliver laloshi kurum
Aktualitet
26 Gusht 2024, 14:23
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Pamjet e rënda nga dhunimi i Klea Prengës nga motrat Berisha janë publikuar ditën e sotme. Nga pamj...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 13:49
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Nga aksidenti janë pë...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 13:36
I.A
Kurum
ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokument...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 13:16
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Një 58-vjeçar është kërcënuar nga dy persona (babë e bir) për motive konkurren...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 13:03
S.B
pamje nga ngjarja
KAPSHTICË- Një 36-vjeçar i cili tentoi të fuste në vendin tonë medikamente të pashoqëruara...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 12:58
S.B
Dodë Rica
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin dhe pronarin e rrjetit ...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 12:05
I.A
Fotaq Zaharia
TIRANË- Fotaq Zaharia, i njohur si i forti i Vlorës ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT. Drejtoria e Bu...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:59
S.B
foto ilustruese
KAVAJË- Një 19-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se i r...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:54
I.A
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:42
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se është arrestuar 2...