26 Gusht 2024, 11:42
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se është arrestuar 28-vjeçari D.K pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me burg për falsifikim monedhash.
Ndërkohë është arrestuar 24-vjeçari A.B i cili theu arrestin shtëpiak dhe më pas goditi me grusht një 56-vjeçar. Arrestimet e tjera kanë ardhur si pasojë e veprave penale posedimi i lëndëve narkotike, dhuna, vjedhja si dhe aksidentimi i një personi me automjet.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe B. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 90 dhe 323 të Kodit Penal. Shtetasi A. B., për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin V. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin O. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin L. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluaj Prokurorisë.
tirane arrestime
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:34
Elton Qyno
Arben Lamçja
Një kompleks vilash në zonën e Lundrës, hotel, kompani ndërtimi dhe prona të ndryshme janë sekuestru...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:27
S.B
foto ilustruese
MURIQAN- Tre shqiptarë të Kosovës janë arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit....
Aktualitet
26 Gusht 2024, 11:14
S.B
Nënë Tereza
TIRANË- Nënë Tereza, e njohur ndryshe si Shën Tereza e Kalkutës, ishte një figurë e shquar dh...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:55
Laura Sanders
Laura Sanders
Edhe një javë pasi u ktheva nga Shqipëria , në mendjen time isha ende në Bjeshkët e Nemuna, një ...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:55
S.B
pamje nga sendet e vjedhura
GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 26-vjeçare greke janë arrestuar për vjedhje në...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:36
I.A
Foto Ilustruese
RROGOZHINË- Një i dënuar në burgune Rrogozhinës ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se&nbs...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:27
S.B
foto ilustruese
BULQIZË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se H.H 33 vjeç u konfliktua p&eum...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 10:29
I.A
Arben Lamçe
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në masën e sigurisë arre...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 09:20
I.A
Ndeshja
SHKODËR- Një situatë kaotike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në tribunën ku qëndrojnë ultrasit e Tiranë...
Aktualitet
26 Gusht 2024, 08:52
I.A
Zjarri
GJERMANI- Vatra masive e zjarrit në Topullaraj të Gjirokastrës është shuar mëngjesin e sotëm rreth orës...