Sport

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

Shkodranët gjobiten me 19.500 euro për sjelljen e gabuar të tifozëve

23 Gusht 2024, 11:15 Nga DOSJA

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

ZVICER - UEFA ka gjobitur Vllazninë për shkak të parregullsive të konstatuara nga delegati i ndeshjes Vllaznia-Valur, të luajtur më 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, e cila u mbyll me fitoren e thellë të miqve me shifrat 4-0.

Në fundin e kësaj ndeshje, tifozët kuqeblu të indinjuar nga kjo humbje kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të tjera të forta në fushën e lojës. Komisioni përkatës një ditë më parë ka vendosur ta ndëshkoje klubin Vllaznia me një shumë prej 19.500 eurosh për hedhjen e sendeve në fushë.

Kjo shumë duhet të paguhet nga shkodranët brenda 90 ditësh nga marrja e vendimit në llogarinë e këtij institucioni. Në këtë mënyrë, Vllaznia edhe njëherë tjetër ndëshkohet nga UEFA si rrjedhoje e sjelljes së gabuar të tifozëve të saj në shkallët e stadiumit.

UEFA nuk ka mëshirë për Vllazninë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll