Aktualitet

VIDEO + FOTO/ Puthje në ballë dhe propozimi në ditën e të dashuruarve, valsi në ditën e fejesës së çiftit që sot vend

13 Dhjetor 2019, 09:59 Nga DOSJA

LIBRAZHD– Olsi dhe Rezarta Hajdari, çifti që ndërmori vendimin tragjik për t’u vetëhelmuar pesë ditë pas ceremonisë së martesës, jetonin mes romanticitetit dhe dedikimeve.

Në profilin e 27-vjeçarit në Facebook, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Librazhdit, shihet që bënte dedikime plot dashuri për gruan e tij.

Në shumë foto dhe video, Olsi duket mjaft detajist ndaj Rezartës, e cila ndërroi jetë pas vetëhelmimit. Madje në një video 27-vjeçari i ka dedikuar fjalët më të ëmbla, njeriut me të cilin zgjodhi të kalonte jetën, ëndërr e cila u re në mes një ditë më parë.

“Jeta ime, të dua shumë dhe më mungon,”– shkruan ai ndër të tjera në video-dedikimin.

Ndërsa në një tjetër postim, shihet që Rezarta, propozimin e martesës e ka marrë në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt. Madje në një foto të pulikuar nga Olsi, ajo tregon edhe unazën që mban në dorë.

Edhe për fejesën e tyre, dyshja kanë vallëzuar çift. Të kapur për dore, Rezarta dhe Olsi shihen mjaft të dashuruar në këtë ditë speciale.

Olsi dhe Rezarta Hajdari vendosën të vetëhelmoheshin një ditë më parë në banesën e tyre në Xhyrë të Librazhdit. Rezarta u gjet e pajetë në shtëpi, ndërsa Olsi ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Librazhdit.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që i ngjason historisë së Romeos dhe Zhuljetës, nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi olsi hajdari rezarta hajdari vetehelmohet cifti nga librazhdi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2019, 07:47

TIRANË– Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kamzës dhe dy bashkëpunëtorët e tij ët mitur janë vënë në ndjekje penale, në gjendje të lir...