Aktualitet

Kundërshtuan dhe dhunuan policin, arrestohen dy të rinjtë në Tropojë

13 Dhjetor 2019, 08:24 Nga DOSJA
Kundërshtuan dhe dhunuan policin, arrestohen dy të rinjtë në

TROPOJË– Dy të rinj kanë rënë në rangat e poliisë së Tropojës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kundërshtuar një efektiv të forcave blu.

Sipas njoftimit zyrtar, të rinjtë me inicialet J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë, janë arrestuar pasi janë përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë, në të njëjtin qytet.

Por në momentin e arrestimit, dy të rinjtë kanë kushtërshtuar efektivin e forcave blu, duke e dhunuar gjithashtu.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë,”– thuhet ndër të tjera në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arretohen dy te rinj ne tropoje kundershtin dhe dhune ndaj policise tropoje arretohen dy te rinj ne tropoje kundershtin dhe dhune ndaj policise tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2019, 07:47

TIRANË– Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kamzës dhe dy bashkëpunëtorët e tij ët mitur janë vënë në ndjekje penale, në gjendje të lir...