Aktualitet

Tërmeti tragjik/ Përfaqësuesit myslimanë nga diaspora dhurojnë ndihma për të prekurit në Thumanë

13 Dhjetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik/ Përfaqësuesit myslimanë nga diaspora

THUMANË- Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptarë të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur aktivitetin e tyre bamirës dhe më konkretisht në zonën e Thumanës.

Në zonën më të prekur të vendit atë të Thumanës përfaqësuesit janë pritur nga Myftiu i Krujës Erjol Haxhiu, pranë Xhamisë në Thumanë. Pasi janë njohur me detaje nga Myftiu Haxhiu rreth asaj që ndodhi në Thumanë me humbjen e jetëve njerëzore, nga tërmeti i 26 nëntorit, përfaqësuesit e Unionëve muslimane kanë vizituar tërë zonën e tërmetit në Thumanë, ndërsa Myftiu Haxhiu më pas ka prezantuar njërën  shkollë, e cila i ka qëndruar rezistencës së tërmetit dhe do të presë dhe më shumë se 500 nxënës nga fshatrat përreth Thumanës.

Mehas Alija, përfaqësuesi i diasporës dhe koordinatori i Unionit të Xhamive, ka deklaruar se investimi për zonën e prekur në Thumanë është i konsiderueshëm, në ndërtim dhe investime në zonën e dëmtuar të Thumanës.

Sakaq Taulant Bica nënkryetari i komunitetit Musliman shqiptar ka përshëndetur iniciativën e Unionit për solidaritetin në ndihmë të kouminitetit të prekur nga tërmeti. Ndërkohë, përfaqësuesit muslimanë kanë inkurajuar banorët për më shumë shpresë dhe optimizëm tek e ardhmja e tyre, referuar dhe investimeve që priten të dhurohen nga unioni musliman.

Mjaft banorë të Thumanës kanë falenderuar përfaqësuesit  muslimanë nga diaspora për mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë dhuruar në rindërtimin e Thumanës.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(a.m/dosjas.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aktiviteti bamires përfaqësuesit myslimanë tragjedia e 26 nentorit 2019 aktiviteti bamires përfaqësuesit myslimanë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2019, 07:47

TIRANË– Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kamzës dhe dy bashkëpunëtorët e tij ët mitur janë vënë në ndjekje penale, në gjendje të lir...