Tërmeti çau tokën në Jubë të Durrësit, banorët të alarmuar: Në 26 nëntor shpërtheu ujë i zi e gaz (VD)
13 Dhjetor 2019, 09:38Nga DOSJA
Durrës-Shumë pranë zonës së kanalit të kuçedrës, në fshatin Jubë toka është çarë në sipërfaqe të mëdha prej tërmetit. Banorët të alarmuar shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa rrëfejnë momentet e tmerrit të 26 nëntorit.
Fshati Jubë në Durrës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar banesat, por po ashtu ka shkaktuar edhe çarje të mëdha të tokës.
Grupi i xhirimit të Ora News së bashku me Dritanin një banor i këtij fshati udhëtuan drejt zonës më problematike.
Me një terren të vështirë me baltë dhe rreth 60 minuta në këmbë në grykëderdhjen e lumit Erzen sheh tokën që është e çarë gati një metër gjerësi.
Dritani thotë se para 26 nëntorit ky segmet ka qenë i kalueshëm, ndërsa sot është një rrezik.
“Ka qenë shumë e hapur, është mbyllur me levë nga ne. Atje ka gjatësi prej 100 metra e hapur komplet. Nuk ka qenë e çarë. Është bërë ditën e tërmetit, nuk ka ndodh ndonjëherë”.
Një tjetër banor i këtij fshati teksa na tregon për fuqinë e tërmetit shprehet se atë natë doli ujë me presion nga toka.
“Nuk dinim se çfarë është, pastaj shpërtheu atje te shkallët përpara. Thashë po na shpërthe brenda në shtëpi.”
“Na tmerroi për momentin, thanë se ka dalë edhe si flakë.”
“Ujë dhe gaz.”
Fenomeni i pazakontë ka lënë të habitur të gjithë banorët.
“Jam 60 vjeç dhe këtë nuk e kam parë ndonjëherë. Ka qenë frikë e jashtëzakonshme.”
Ashtu si dhe në kanalin e kuçedrës, edhe në këtë zonë, pranë shtëpive janë krijuar gropa përmes të cilave ka dalë ujë edhe gaz.
“Në momentin që ka rënë tërmeti këtu ka dalë uji i zi.”
Banorët e këtij fshati kërkojnë ekspertët që të vlerësojnë zonën nëse është ose jo e pabanueshme.
LIBRAZHD– Dosja.al ka zbardhur emrat dhe ka siguruar fotot e çiftit që vendosën të vetëflijoheshin pesë ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë....
THUMANË- Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptarë të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond t...
Tiranë- Për padinë e presidentit Ilit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, Vitore T...
Tiranë- Për derbin Partizani- Tirana që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia ka publikuar masat e sigurisë. Policia ka publiku...
TIRANË– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Shkozë, duke vënë në rrezik edhe banorët e zonës.Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, a...
Shqipëri- Për vitin shkollor 2019-2020, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datat e provimeve të maturës shtetërore. Nga ministria njoftohet se p...
TROPOJË– Dy të rinj kanë rënë në rangat e poliisë së Tropojës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kundërshtuar një efektiv të forcave blu. Sipas njoft...
Durrës-Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës ka njoftuar se të gjithë qytetarët që janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, mund t’i pezullojnë kontratat e ...
Aktualitet13 Dhjetor 2019, 07:47
TIRANË– Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kamzës dhe dy bashkëpunëtorët e tij ët mitur janë vënë në ndjekje penale, në gjendje të lir...