Aktualitet

Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, Vitore Tusha

13 Dhjetor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Merret në pyetje në Prokurorinë

Tiranë- Për padinë e presidentit Ilit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, Vitore Tusha, anëtarja e Gjykatës Kushtetuesem e cila është edhe pjesë e KED-së. Mësohet se ajo ka dhënë shpjegime para prokurorëve për mbledhjen e KED-së.

Presidenti Ilir Meta disa ditë më parë u paraqit në Prokurori për padinë ndaj kreu të KED-së. Më pas Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani, kreu i KED-së. Për këtë nuk mungoi edhe një reagim i vetë Ardian Dvorani, i cili pas dëshmisë në Prokurori u shpreh se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër. Presidenca ka paralajmëruar dje publikimin e videove të reja për Dvoranin, ku sipas saj aty do të tregohet shkelja e ligjit.

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet padia e metes per ardian dvoranin vitore tusha vitore tusha në prokurori padia e metes per ardian dvoranin vitore tusha vitore tusha në prokurori

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2019, 07:47

TIRANË– Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kamzës dhe dy bashkëpunëtorët e tij ët mitur janë vënë në ndjekje penale, në gjendje të lir...