Sport

City dhe Jesus “shkatërrojnë” Dinamon, Atalanta e Gjimshitit merr një kualifikim historik

11 Dhjetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
City dhe Jesus “shkatërrojnë” Dinamon, Atalanta e

Mbrëmjen e sotme u luajtën dy ndeshjet që përmbyllën Grupin C. Manchester City edhe pse kishte mbyllur llogaritë e kualifikimit,nuk toleroi ndaj Dinamo-s së Zagrebit që fitoi në “Maksimir” me shifrat 1-4.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët me anë të futbollistit Olmo në minutën e 10-të,ndërsa kundërpërgjigja erdhi në minutën e 34-të me anë të Gabriel Jesus. Në pjesën e dytë, ekipi anglez realizoi edhe tri herë të tjera, dy golat erdhën nga braziliani Jesus ndërsa Foden mbylli çdo llogari në minutën e 84-të.

Atalanta e Berat Gjimshitit “fluturon” për në raundin tjetër.Kualifikim historik për skuadrën e shqiptarit që në Ukrainë përballë Shakhtar Donetsk fiton me shifrat 0-3.Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në suksesin e Atalantës, golat u shënuan nga Castagne, Pasaliç dhe Gosens në minutat 66, 80 dhe 95.

Berat Gjimshiti dhe skuadra e tij janë “hirushja” e këtij kompeticioni pasi ky është viti i parë që luajnë në Champions!

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atalanta champions league faza e grupeve manchester city atalanta champions league faza e grupeve manchester city

Sondazh

Poll