Sport

“Gjermani 2024”, Europiani i rekordeve…

“Euro 2024” e kalon Gjermaninë në vendin e parë për tifozët…

21 Gusht 2024, 12:45 Nga DOSJA
“Gjermani 2024”, Europiani i rekordeve…

ZVICER - Edicioni i këtij viti, i mbajtur në Gjermani, u karakterizua nga “stadiumet plot tifozë dhe shifra rekord”.

UEFA e nënvizon këtë në raportin e saj për turneun kontinental të publikuar sot, duke shtuar, se “përveç 2.7 milionë njerëzve që ndoqën ndeshjet në Gjermani, kishte edhe 6.2 milionë vizitorë të tjerë në 18 zonat e tifozëve, të shpërndarë në të gjithë vendin, ku ata shijuan atmosferën e Euro 2024”.

Kjo nuk është e gjitha, sepse "më shumë se 190 kombësi u përfaqësuan në mesin e tifozëve të pranishëm në Euro 2024" dhe kjo më parë se "të merrej në konsideratë shifra e pabesueshme prej 5.2 miliardë shikuesve televizivë në të gjithë globin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll