Aktualitet

Plagosje me thikë në Gjirokastër, 38-vjeçari përfundon në spital, në kërkim autori

Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në një servis automjetesh një 25-vjeçar me inicale E.N ka plagosur me thikë 38-vjeçarin me iniciale D.S.

21 Gusht 2024, 16:14 Nga E. D
Plagosje me thikë në Gjirokastër, 38-vjeçari
fotot ilustruese

GJIROKASTËR- Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në një servis automjetesh një 25-vjeçar me inicale E.N ka plagosur me thikë 38-vjeçarin me iniciale D.S. Gjithashtu i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit. 

Njoftimi i Policisë: 

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

policia e gjirokasteres

Sondazh

Poll