Aktualitet

Një person i maskuar dhe i veshur me të bardha i vë flakën makinës së punonjësit të bashkisë në Vaun e Dejës, shkrumbohet mjeti (FOTO)

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:29 të 21 gushtit teksa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe policia e cila nisi hetimet.

21 Gusht 2024, 14:19 Nga N.F
Një person i maskuar dhe i veshur me të bardha i vë flakën
Makina e djegur

VAU I DEJËS- Një makinë është djegur në prët e para të ditës së sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se një person i maskuar dhe i veshur me të bardha ka djegur me benzinë automjetin e 49-vjeçarit, Gjon Marashi. Marashi raportohet se është punonjës i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:29 të 21 gushtit teksa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe policia e cila nisi hetimet. Punonjësi i bashkisë, dyshon se kjo ngjarje lidhet me punën e tij për vaditjen e tokave me ujë në fshatrat e Vau Dejësit. Marashi thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por herë pas here janë zhvilluar debate të ndryshme lidhur me vaditjen nga banorët atje.

Marashi thotë se ndjehet i frikësuar tashmë dhe i bën apel shtetit që ta zbardhë sa më parë këtë ngjarje. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

vau i dejes zjarr makine

Sondazh

Poll