21 Gusht 2024, 14:10
Nga N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro preventive mbi disa llogari bankare dhe shuma mbi 200 mijë dollarë, që u përkasin ish ministrit Ilir Beqaj dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilat cilësohen si “produkte të veprës penale” në çështjen e abuzimeve në Agjencinë SASPAC me fondet e BE-së.
Krahas shumave të sekuestruara në llogaritë rrjedhëse, depozita me afat dhe monedha cash të personave nën hetim Ilir Beqaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Ermal Kurtullaj, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, po me këtë vendim u sekuestruan edhe mbi 19 për qind të aksioneve të shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k., si dhe tre automjete në pronësinë e Kurtulajt dhe Marinit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vazhdon hetimet për persona apo fakte të tjera penale për procedimin penal nr. 190 të vitit 2023, ku gjashtë personat e përfshirë deri tani dyshohen për korrupsion aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, mosdeklarim dhe fshehje e pasurive, mashtrim dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera e ankande publike”.
Ish ministri i Shëndetësisë Iir Beqaj është në arrest me burg, ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë në fillim të këtij muaji kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie në këmbim të garancive pasurore.
Ai drejtonte, nga viti 2021 deri nëntorin e kaluar kur dha dorëheqjen, Agjencinë e Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), kohë kur SPAK-u dyshon se ai u përfshi në një skemë korrupsioni për përfitime nga fodnet e kësaj agjencie.
Zoti Beqaj u arrestua në korrik krahas dy bashkëpunëtorëve të afërt Ermal Kurtulla dhe Afred Nikolla, ndërsa për katër bashkëpunëtorë të tjerë u dhanë masa më të lehta sigurie.
Prokuroria e Posaçme dyshon se gjatë viteve 2022-23 drejtuesi i atëhershëm i SASPAC-ut Ilir Beqaj ka kryer në bashkëpunim me Kurtullajn “procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregulloret”, ndërsa rendit së paku tetë shërbime të prokuruara “me procedura jo të rregullta dhe me fitues të paracaktuara”.
Zoti Beqaj dyshohet se ka fshehur interesat e tij në restorantin “Gzona” në qendër të kryeqytetit, ku transferoheshin, sipas hetimeve, në formë pagesash për shërbime, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga organizimi i veprimtarive.
Nga hetimet dyshohet se restoranti përdohej edhe si një vend ku mbaheshin veprimtari, të cilat nuk deklaroheshin, duke përdorur më pas emra personash fizikë apo shoqërish, të cilat lëshonin fatura fiktive mbi shpenzimet e kryera ne këtë restorant.
Kjo është çështja e dytë për të cilën ish ministri Beqaj hetohet nga SPAK-u. Çështja tjetër, ku ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, ka të bëjë me koncensionin 10 vjeçar të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, për të cilën janë arrestuar ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili ishte ortak me 40 përqind të aksioneve të kompanisë fituese të koncensionit prej afro 100 milionë euro./ VOA
spak ilir beqaj sekuestrim llogari bankare
Aktualitet
21 Gusht 2024, 13:29
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kompania Kurum International ka hedhur poshtë deklarimet e Ministrisë së Mjedisit se mbetjet toksike që ja...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 13:11
M.B
Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu
TIRANA- I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqip&...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodologjisë së Eurostat në vendin rezultoi 2.5 për qin...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:34
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua ditën e sotme në Repishtë të Shkodr&eum...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria synon që të ngrejë një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve i cilësuar si fon...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:15
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka sekuestruar llogari bankare të Ilir Beqajt dhe person...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 11:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKUMBIN- Një automjet ka rënë ditën e sotme në ujërat e lumit Shkumbin. Momentalisht ende&nbs...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 11:35
M.B
Erjon Goxhara
TIRANA- Autoritetet vijonë kërkimet për kapjen e efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri në...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 11:22
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës janë asgjësuar 4 par...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 10:43
M.B
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta
TIRANA- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e hënë...