Aktualitet

"115 kontejnerë me mbetje toksike në Kinë", Dogana shqiptare: Shkuan nga Kosova, Shqipëria ishte vetëm vend tranzit

Sipas administratës së Doganës, ky nuk është eksport nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria. 

21 Gusht 2024, 14:31 Nga M.B
"115 kontejnerë me mbetje toksike në Kinë", Dogana
Foto ilustruese

TIRANA- Dogana e Shqipërisë ka reaguar sot përmes një njoftimi ku mohon lajmin e publikuar se në prill të këtij viti vendi ynë i ka dërguar Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike. Në njoftim thuhet se rasti i cituar nga media nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë.

Sipas administratës së Doganës, ky nuk është eksport nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria. 

Administrata e Doganës shkruan se si në rastet e mëparshëm po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.

Reagimi i plotë:

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOW GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

* Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

* Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.

mbetjet toksike

Sondazh

Poll