Aktualitet

Po shkonin për të asgjesuar një parcelë me kanabis në Repishtë, kultivuesi i drogës hapi zjarr ndaj efektivëve, FNSH dhe RENEA në zonë

Mësohet se një kultivues droge ka hapur zjarr ndaj policisë të cilët po shkonin për të asgjësuar një parcelë kanabisi. 

21 Gusht 2024, 12:34 Nga N.F
Po shkonin për të asgjesuar një parcelë me kanabis në
Foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua ditën e sotme në Repishtë të Shkodrës. Mësohet se një kultivues droge ka hapur zjarr ndaj policisë të cilët po shkonin për të asgjësuar një parcelë kanabisi. 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.

 

 

shkoder te shtena ndaj policise droge

Sondazh

Poll