Aktualitet

"Shpërndante me skuter!" Hedh pakon me dorgë në shkurre dhe tenton të arratiset duke sulmuar policin, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Për t’i shpëtuar kapjes 34-vjeçarit i është dashur të sulmojë edhe një efektiv policie në aksion. Megjithatë 34-vjeçari  u arrestua dhe u dërgua në burgun e Livornos.

21 Gusht 2024, 14:14 Nga M.B
"Shpërndante me skuter!" Hedh pakon me dorgë në shkurre
Droga dhe paratë

ITALIA- Një shqiptar arrestua nga policia italiane, teksa po fshihte gjysmë kilogrami heroinë, në përpjekje për t’u arratisur. Për t’i shpëtuar kapjes 34-vjeçarit i është dashur të sulmojë edhe një efektiv policie në aksion. Megjithatë 34-vjeçari  u arrestua dhe u dërgua në burgun e Livornos.

Aksioni u krye rreth orës 20:00 të mbrëmjes së martë (20 Gusht), kur një makinë policie ndaloi një skuter në “Via Pini”, për një kontroll normal. Megjithatë, në vend që të ndalonte, shoferi nxitoi për t'u arratisur, por kur pa se rruga ishte e bllokuar, filloi të vraponte për të mbuluar gjurmët. I dyshuari hodhi një pako të madhe ngjyrë kafe në shkurre dhe më pas filloi një sherr me një nga policët. Pasi u ndalua, ai u dërgua në komisariat për të hetuar rastin. 

italia

Sondazh

Poll