21 Gusht 2024, 15:31
Nga E. D
Eva Buzo
TIRANË- Eva Buzo është shprehur se përherë ka dashur të bëjë diçka për vendin e të parëve të saj. Avokatja shqiptare-australiane e kaloi me sukses sfidën duke notuar në kanalin e Otrantos, ku përshkroi 92 km në det nga brigjet e Leçes në Itali deri në Karaburun. Eva në një intervistë për News 24 tregon emocionet e përjetuara gjatë këtij rrugëtimi që zgjati plot 35 orë e 17 minuta.
Të arrinte në finish nuk ka qenë aspak e lehtë për Evën, e cila tregon edhe sfidat e udhëtimit, që këtë vit arriti ta përmbushë me sukses. Pas kësaj sfide të përmbushur me sukses Eva thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të notuar. Pas avokatit italian Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo është e para notare grua që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos.
“Ishte shume sfiduese, por mahnitëse dhe emocionuese. Pasi ia dola erdha të festoj këtu në Vlorë. Gjyshi im është shqiptar. E kam menduar si një dhuratë për shqiptarët, për t’u kujtuar si gruaja e parë që e ndërmori një aventurë të tillë ishte me origjinë shqiptare. Më pickoi një kandil në krah. Nuk kishte peshkaqenë, delfinë besoj se po. Udhëtime të tilla janë të vështira për t’u organizuar, mbi të gjitha siguria gjatë tyre dhe të jesh i pajisur mirë. Mësuam shumë nga eksperiencat e vitit të kaluar, ndaj edhe ky vit rezultoi shumë më i suksesshëm. Mendoj se organizimi i këtij udhëtimi ishte pjesa më e vështirë. Kur të gjitha gjërat bëhen bashkë, atëherë mund të nisësh të notosh. Ndaj pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar duke u përgatitur. Realisht kjo pjesë ishte sfiduese. Isha shumë e lumtur këtë vit, e qetë, kisha ekipin e duhur. Realizova një udhëtim të mrekullueshëm me not. Në përgjithësi ishte një eksperiencë e mrekullueshme-vijoi më tej notarja. Unë do të kthehem gjithmonë të notoj këtu, është ndër vendet më të bukura për të notuar”, tha ajo.
eva buzo
Aktualitet
21 Gusht 2024, 14:46
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MALËSI E MADHE- Policia ka publikuar pamjet nga kontrollit për kanabis në “Bjeshkën e Parus&e...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 14:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dogana e Shqipërisë ka reaguar sot përmes një njoftimi ku mohon lajmin e publikuar se në prill të...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 14:19
N.F
Makina e djegur
VAU I DEJËS- Një makinë është djegur në prët e para të ditës së sotme në Vaun e Dej&...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 14:14
M.B
Droga dhe paratë
ITALIA- Një shqiptar arrestua nga policia italiane, teksa po fshihte gjysmë kilogrami heroinë, në përpj...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 14:10
N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro preven...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 13:29
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kompania Kurum International ka hedhur poshtë deklarimet e Ministrisë së Mjedisit se mbetjet toksike që ja...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 13:11
M.B
Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu
TIRANA- I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqip&...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodologjisë së Eurostat në vendin rezultoi 2.5 për qin...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:34
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua ditën e sotme në Repishtë të Shkodr&eum...
Aktualitet
21 Gusht 2024, 12:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria synon që të ngrejë një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve i cilësuar si fon...