Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Korçë, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi

Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 11:20 në fshatin Mborje. 

17 Gusht 2024, 13:00 Nga N.F
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në
Foto ilustruese

KORÇË-Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Korçe. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 11:20 në fshatin Mborje. 

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

korce shperthim bombol gazi

Sondazh

Poll