Aktualitet

I vodhën varësen e floririt një personi, arrestohen dy autorët e dyshuar në Tiranë

Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata i kanë vjedhur varësen një gruaje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit ndërsa pas identifikit të autorëve u bë e mundur edhe kapja e tyre. 

17 Gusht 2024, 11:43 Nga N.F
I vodhën varësen e floririt një personi, arrestohen dy
Momenti i vjedhjes

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata i kanë vjedhur varësen një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit ndërsa pas identifikit të autorëve u bë e mundur edhe kapja e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Necklace". I vodhën varësen e floririt një shtetaseje, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Necklace", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit D. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane vjedhje arrestim

Sondazh

Poll