17 Gusht 2024, 11:14
Nga N.F
Lezhe
LEZHË- Nje 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap teksa kultivonte drogë.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte mbjellë 250 bimë kanabisi si dhe posedonte fara të tjera më qëllim kultivimin e tyre. Nga ky operacion janë sekustruar dhe farat ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. T., 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.
43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
arrestim droge lezhe policia
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:58
N.F
Foto ilustruese
ÇOROVODË- Nesër nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit i cili do të zgjasë për nj&...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:30
N.F
Ekstradimi
TIRANË- Një 33-vjeçar është esktraduar ditën e sotme nga Gjermania. Mësohet se Akil Qeleposhi ësh...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:22
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy persona janë vënë në pranga pasi dhunuan dhe i morën paratë një emigranti. Sipas njofti...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:11
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Mësohet ...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:05
N.F
Zjarri
DHËRMI- Një zjarr është ndezuar gjatë natës në Dhërmi. Nga pamjet e publikuar anga vendi i ngjarjes shi...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 09:31
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift shqiptar. Mësohet se arrestimi i çiftit k...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 09:10
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Mësoh...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 08:39
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Një është regjistruar mbrëmjen e djeshme pranë “Kullës së Qendresës”, n&eum...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 08:23
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët merreëshin me shitjen...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 08:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të strukturave për dhënie me qira ditore. Por e...