Aktualitet

I dënuar me dy vite burg për posedim të armëve të zjarrit, ekstradohet nga Gjermania 33-vjeçari (EMRI)

Policia bën me dije se në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i Qeleposhit. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”. 

17 Gusht 2024, 10:30 Nga N.F
I dënuar me dy vite burg për posedim të armëve të
Ekstradimi

TIRANË- Një 33-vjeçar është esktraduar ditën e sotme nga Gjermania. Mësohet se Akil Qeleposhi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. 

Policia bën me dije se në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i Qeleposhit. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”. 

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri.

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi: Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak. 33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

ekstradim shqiptar gjermani arme

Sondazh

Poll