Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, furgoni me pasagjerë përplaset me një kamion

Policia raporton se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

17 Gusht 2024, 10:11 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, furgoni me pasagjerë
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Mësohet se një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion.

Policia raporton se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/ Informacion paraprak Në aksin rrugor "Kalivaç-Pogradec", mëngjesin e sotëm, automjeti tip "Benz", furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

aksident kalivac pogradec plagosje

Sondazh

Poll