Aktualitet

Zjarret në Fier djegin 4 hektarë me shkurre, shefi i shërbimit zjarrfikës: Situata sot më e qetë

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.

17 Gusht 2024, 11:29 Nga N.F
Zjarret në Fier djegin 4 hektarë me shkurre, shefi i shërbimit
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril paraqitet me e qetë ditën e sotme. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.

Perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të MZSH për çdo situatë të papritur. Mbrëmjen e djeshme në Fshatin  Metoh, Njësia Adm. Aranitas, bashkia Mallakastër, rreth orës 21:00 ka pasur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 ha me shkurre. Nga strukturat e tjera vendore të M.Civile, Qarku Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.

zjarr fier

Sondazh

Poll