Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët gjatë natës Dhërmiu, flakët rrethojnë kodrën mbi resortin luksoz "Zoe Hora"

Nga pamjet e publikuar anga vendi i ngjarjes shihen kodra të kësaj zone të përshirë nga flakët. Deri më tani nuk dihet situata në terren, nëse flakët janë lokalizuar apo jo.

17 Gusht 2024, 10:05 Nga N.F
FOTO/ Përfshihet nga flakët gjatë natës Dhërmiu,
Zjarri

DHËRMI- Një zjarr është ndezuar gjatë natës në Dhërmi. Nga pamjet e publikuar anga vendi i ngjarjes shihen kodra të kësaj zone të përshirë nga flakët. Deri më tani nuk dihet situata në terren, nëse flakët janë lokalizuar apo jo.

Vendi yne prej ditësh është pushtuar nga vatra të shumta zjarri të cilat janë favorizuar edhe nga era si dhe nga temperaturaturat e larta. Gjithashtu është raportuar se shumë vatra zjarri kanë qenë të qëllimshme.  Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe brenda pak minutave ka "përpirë" gjithë kodrën mbi fshatin e Dhërmiut. Zjarri ka rënë në zonën pranë një prej resorteve më luksoze me vila "Zoe Hora". Resorti turistik është ndërtuar mbi themelet e shtëpive 200-400 vjeçare, siç ishin projektuar dikur nga ish-banorët e Dhërmiut, kohë më parë.

Fshati turistik është ndërtuar nga firma “Gjikuria” e Florenc dhe Milo Gjikurisë, ndërsa zyrtarisht pronësia e resortit "Zoe Hora" i përket zonjës Xheni Gjikuria, pronare e 100% të kuotave të kapitalit të kompanisë "COAST TO COAST".

 

dhermi zjarr

Sondazh

Poll