Politike

“Qeveria bën show”, Basha ashpëson gjuhën: Dështuan me menaxhimin e situatës, qytetarët në qiell të hapur pas tërme

12 Dhjetor 2019, 14:25 Nga DOSJA
“Qeveria bën show”, Basha ashpëson gjuhën:

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Durrësi që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se qeveria ka dështuar plotësisht me menaxhimin e situatës pas tërmetit. Sipas numrit një të PD-së, tërmeti nxorri në pah Shqipërinë e vërtet, të varfër dhe të vjedhur.

Mës tej kreu i PD kërkon dhe njëherë evidentimin e plotë të dëmeve dhe raportin e plotë se: sa banesa janë dëmtuar, sa pallate janë shpallur të pabanueshëm, sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë, sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur,  cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje dhe cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.

Por për Bashën këto statisitika ende nuk janë të disponueshme, pasi sipas tij qeveria nuk merr asnjë vendim, por bën show dhe përqesh qytetarët me fatkeqësinë.

POSTIMI I PLOTË

Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë.  Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore. Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”. Në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake. Nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Qytetarët thonë se nuk i njohin personat e ngarkuar për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fondet e vëna në dispozicion për emergjencën. Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje. Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera ska ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete. Sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende NUK KEMI EVIDENTIMIN E PLOTË të: sa banesa janë dëmtuar, sa pallate janë shpallur të pabanueshëm, sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë, sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur, cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje, cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.

Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, QEVERIA NUK NDËRMERR ASNJË VEPRIM. VETËM SHOW. VETËM BATUTA. VETËM PËRQESHJE ME FATKEQËSINË. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne durres lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll