Aktualitet

Ishin të dehur, 60-vjeçari që akuzohet për vrasjen e Marius Ismailit lihet në burg nga gjykata

12 Dhjetor 2019, 15:27 Nga DOSJA
Ishin të dehur, 60-vjeçari që akuzohet për vrasjen e

KAVAJË- Gjykata e Kavajës ka lënë në burg 60-vjeçarin që u arrestua për vrasjen e 29-vjeçarit dy netë më parë në një lokal.

Sot gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Xhevdet Leçinin. Leçini akuzohet për vrasjen e Marius Ismailin, ngjarje që ndodhi dy netë për motive të dobëta.

Dy netë më parë 60-vjeçari Xhevdet Lecini dyshohet se ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal. Pas konfliktit, 60-vjeçari është ngjitur në katin e tretë dhe ka marrë armën nga banesa. Sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar pas koke 29-vjeçarin Marjus Ismailin. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marius ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini marius ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini

Sondazh

Poll