Aktualitet

Ndryshoi vendimet e gjykatës me qëllimi përfitime, arrestohet ish-sekretarja gjyqësore në Vlorë (Emri)

12 Dhjetor 2019, 13:53 Nga DOSJA
Ndryshoi vendimet e gjykatës me qëllimi përfitime, arrestohet

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehu, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Mësohet se kjo e fundit ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet e kryera, policia ka zbuluar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, 43-vjeçarja ka ndryshuar disa vendime të gjykatës, duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza per shperdorim detyre arrestohet edlira shehu gjykata administrative vlore vlore akuza per shperdorim detyre arrestohet edlira shehu gjykata administrative vlore vlore

Sondazh

Poll