Aktualitet

U shkarkua nga Gjonaj, ish-drejtoresha thumbon hapur ministren, lutja ndaj Ramës: Ndihmoje të sillet me stafin, ‘vajza e mir

12 Dhjetor 2019, 13:02 Nga DOSJA
U shkarkua nga Gjonaj, ish-drejtoresha thumbon hapur ministren, lutja ndaj

TIRANË– Ketrin Treska, ish- drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, që u shkarkua nga detyra nga ministrja aktuale, Etilda Gjonaj, u ka dërguar një email kryeministrit Rama dhe të gjithë stafit të Ministrisë së Drejtësisë.

Me nota ironie, Treska lë të nëkuptohet se shkarkimi i sa jnga detyra ka qenë i padrejtë dhe shprehet se askush nuk duhet të lëjohë t’i ndryshet personaliteti apo t’i shkelet dinjiteti.

“Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”.

Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave,”– shkruan ish-drejtohesha.

Por në disa rreshta të tjera, Treska ka thumbuar ministren Gjonaj duke e quajtur një vajzë me imazh të mirë, por që nuk do të ketë sukses në karrierën e saj. Ajo i kërkon Ramës ta ndihmojë që të sillet mirë me stafin e saj.

Të lutem ndihmoje Etilën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë” Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin,“- shkruan me nota ironie Treska.

 

E-mail-i i publikuar nga Panorama

 

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ketrina treska ketrina treska

Sondazh

Poll