Aktualitet

Organizatorët e atentatit të Arjan Ndojit/ Dalin FOTOT e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të ekstraduar nga Dubai në Tiranë

Meçe u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

14 Gusht 2024, 13:03 Nga r.ll
Organizatorët e atentatit të Arjan Ndojit/ Dalin FOTOT e Plarent
foto ilustruese

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat njoftoi arrestimin në Dubai të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe ekstradimin e tyre në Shqipëri. 

Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e dy prej eksponentëve të krimit të organizuar. Meçe u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

Organizatorët e atentatit të Arjan Ndojit/ Dalin FOTOT e Plarent
julian mece
Organizatorët e atentatit të Arjan Ndojit/ Dalin FOTOT e Plarent
plarent dervishaj

SPAK akuzon Dervishajn dhe Meçen për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. 

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? 

Më 1 nëntor  2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

muhamet rrumbullaku plarent dervishaj

Sondazh

Poll