Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Në asnjë rast nuk është tentuar fshehja e ngjarjes nga policia, e kemi referuar si vrasje me dashje

Sipas tij lidhur me ngjarjen e ndodhur ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim, për shkak të dyshimeve se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë.

14 Gusht 2024, 11:49 Nga r.ll
Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Në asnjë rast nuk
muhamet rrumbulaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vdekjen e Eglantin Progës në Pogradec. 

Sipas tij lidhur me ngjarjen e ndodhur ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim, për shkak të dyshimeve se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë. Rrumbullaku tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Ai shtoi më tej se ngjarja nga policia është referuar në prokurori si "vrasje me dashje". 

"Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Pogradecit është i pabazë. Është skandaloz pasi nuk ka asnjë provë. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Është vlerësuar maksimalisht nga komisariati i Pogradecit.

Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua.

Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri ën fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje"- tha Rrumbullaku.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll