Aktualitet

Vatra zjarri ende aktive në malin e Tomorrit, luftë me flakët prej disa ditësh

Gjithashtu forca të shumta zjarrfikëse, forca të ushtrisë, punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe banorë, kanë luftuar prej 48-orësh me flakët, ditën dhe natën.

14 Gusht 2024, 12:28 Nga E. D
Vatra zjarri ende aktive në malin e Tomorrit, luftë me flakët
pamje nga zjarri

MALI I TOMORRIT- Zjarri në malin e Tomorrit vazhdon të mbetet ende aktiv që prej tre ditësh. Vetëm në zonën Bozhan zjarri është është izoluar mëngjesin e sotëm. Gjithashtu forca të shumta zjarrfikëse, forca të ushtrisë, punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe banorë, kanë luftuar prej 48-orësh me flakët, ditën dhe natën.

Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur izolimin e vatrave aktive të zjarrit në zonën e Bozhanit, aty kur edhe nuk ka rrezik përhapje drejt Parkut Kombëtar të Tomorrit dhe territorit të Çukës, ku do tē fillojë pas pak ditësh edhe peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Për këtë situatë të rënduar zjarri, në malin e Tomorrit ndodhen prej 3-ditësh 18 punonjës të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, 27 efektivë zjarrfikës nga Skrapari, Berati e Poliçani, 30 forca të ushtrisë dhe banorë të zonës. Burimet zyrtare nga DVP Berat konfirmojnë se duke dyshuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, nëse konfirmohet se ka qenë i qëllimshëm.

 

zjarri në malin e tomorrit

Sondazh

Poll